Marriott – jo kështu

Puna në sektorin e pastrimit në hotele është tejet e rëndë; muaj me deri në 250 orë pune, gati pa asnjë pauzë dhe presion të vazhdueshëm për t'i pastruar dhomat e hotelit gjithnjë e më shpejt. Së bashku me Unia ne kemi përpiluar një raport në lidhje me këto kushte të padurueshme të punës dhe një katalog të kërkesave. Ky veprim i ka lëvizur disa gjëra.

Gjithnjë e më pak kohë, gjithnjë e më pak personel

Gjatë viteve të fundit kushtet e punës për punëtorët e pastrimit në sektorin e hotelerisë kanë ndryshuar rrënjësisht. Përderisa ne në të kaluarën kemi qenë të punësuar drejtpërdrejtë në hotele, punët tona tani gjithnjë e më tepër po u transferohen ndërmarrjeve nënkontraktuese. Për t'i fituar tenderët nëpër hotele të mëdha këto ndërmarrje nënkontraktuese konkurrojnë në një luftë çmimesh shkatërruese. Kjo shpie në atë situatë që dhomat duhet të pastrohen mbrenda një kohe gjithnjë e më të shkurtër me gjithnjë e më pak personel.

Punësimet e drejtpërdrejta kanë kuptim

Ndërmarrjet serioze të pastrimit që një kohë të gjatë nuk konkurrojnë më në tenderët e hapur nëpër hotele, sepse ata e dijnë saktësisht që punët për ato çmime nuk mund të kryhen në mënyrë serioze. Raporti ynë mbi gjendjet nëpër hotelet e grupit Marriot në Cyrih është vërtetuar nga ana e personave të ndryshëm profesionistë, për to kishte raportuar edhe gazeta Blick. Tashmë punonjësit e parë janë punësuar sërish drejtpërdrejtë nëpër ato hotele. Nëpër hotele tjera ne jemi duke zhvilluar takime me drejtuesit, në mënyrë që të përmirësohen edhe kushtet e punës së punonjësve dhe punonjëseve të jashtëm të pastrimit.