Krah për krah me Federatën Botërore të Futbollit

„Kam mësuar se ia vlen të bësh rezistencë. U punësuam nga firma SCJ Personal Services, ishim gjithsej 41 persona. Në fillim të vitit 2017 na u komunikua se në fund të korrikut 2017 kontrata do të përfundonte. Kjo sepse Fifa, klienti ynë i vetëm, do të përfundonte kontratën me SCJ.

Më pas, Fifa donte të merrte vetëm 19 punonjësit meshkuj dhe jo ne femrave. Kjo na zemëroi shumë. Për këtë arsye, iu drejtuam Unia Zürich-Schaffhausen, e cila na ndihmoi të vetëmbroheshim. Nënshkruam të gjitha një peticion, në të cilin i shpjegonim Fifa-s se ishim shumë të kënaqura që punonim për të dhe se shpresonim të mund të vazhdonim ta bënim këtë edhe në të ardhmen. I thamë gjithashtu edhe se jemi gati të flasim me personat përgjegjës. Kërkojmë të njëjtat shanse si meshkujt.

Peticionin e dërguam tek FIFA më datë 7 qershor. Në fakt, peticionin donim t’ia dorëzonim direkt presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Por ai nuk pranoi të bisedonte me ne dhe na dërgoi tek sekretarja e përgjithshme, Fatma Samoura, e cila është përgjegjëse për çështjet personale. Zonja Samoura na tha se do t’i shqyrtonte shqetësimet tona.

Historia jonë iu duk shumë interesante mediave. Papritur u mblodhën kamerat dhe na morën në intervistë. Qëndruam atje 20 minuta dhe portali online Watson e raportoi gjithashtu çështjen tonë. Kjo gjë na ndihmoi pa dyshim, pasi shumë shpejt pas kësaj erdhën lajmet e mira. FIFA tha se do të na punësonte edhe ne.

Do t’i këshilloja të gjitha gratë që ndodhen në një situatë të ngjashme: mbrojeni veten tuaj! Nevojitet kurajo dhe angazhim, por së bashku është e mundur t’i ndryshojmë gjërat.“ S.P.