2019-ta është Viti i Gruas*!

Ne gratë* përjetojmë në punë një grumbull problemesh. Dhe atë për arsye se jemi gra*. Orari i punës që e vështirëson një jetë private normale, mosrespekti për punën tonë, pagat e dobëta, ashtu që na duhet të punojmë dy punë njëkohësisht, fjalë budallaqe... Me këto probleme përballemi para së gjithash ne gratë*.

Sepse: Gratë* ende janë përgjegjëse kryesisht për përkujdesjen e fëmijëve dhe për obligimet familjare. Kjo na e bën të vështirë të punojmë me orar të plotë apo ti harmonizojmë sado pak oraret tona të punës me jetën private. Në shumë punë, ku punojnë gratë*, paga është shumë e ulët, sepse puna e gruas* thjesht nuk vlerësohet sa duhet. Gratë* shpesh fitojnë pagë më të ulët se kolegët e tyre meshkuj, edhe pse të dy e bëjnë punën e njëjtë. Dhe shpesh gratë* tek vendi i tyre i punës u ekspozohen ngacmimeve; nga kolegët, nga klientët, nga pacietët...

Në 2019-ën Unia bashkërisht me ty do ti përmirësojë kushtet e punës së gruas*. Më 14 qershor në mbarë Zvicrën do të mbahet një grevë e madhe e grave*. Në këtë ditë gratë* do ta ndërprejnë punën e tyre dhe do të tregojnë se ato kanë të drejtë.

Ne gratë* kemi të drejtë për...

... orare të përshtatshme të punës.

... paga korrekte.

... respekt.

...

Më shumë për ne.