Mohimi i përgjegjësisë

Google Analytics dhe Google Remarketing

Kjo ueb-faqe përdor Google Analytics dhe Google Remarketing. Këta janë shërbime të Google Inc. ("Google"). Google përdor edhe të ashtuquajturat "Cookies", skedarë në formë teksti, të cilët ruhen në kompjuterin tuaj dhe të cilët mundësojnë një analizë të përdorimit të ueb-faqes nga ana e Juaj. Informacionet, të cilët gjenerohen nga Cookie-t në lidhje me përdorimin e Juaj të kësaj ueb-faqeje (përfshirë këtu edhe IP-adresën Tuaj) transferohen në një server të Google në SHBA dhe ruhen atje. IP-adresa pastaj shkurtohet nga ana e Google për tri shenjat e fundit, kështu që ndonjë kategorizim i qartë i IP-adresës më nuk do të jetë i mundshëm. Google i respekton dispozitat për mbrojtjen e të dhënave të marrëveshjes së "US-Safe-Harbor" dhe është i regjistruar në programin e "Safe Harbor" të Ministrisë Amerikane të Tregtisë.

Google këto informacione do t'i përdorë për ta vlerësuar përdorimin Tuaj të ueb-faqes, në mënyrë që pastaj të përpilojë raporte mbi aktivitetet e ueb-faqes për ndërmarrësit e ueb-faqeve dhe për të kryer shërbime të mëtejshme që janë të ndërlidhura me përdorimin e ueb-faqes dhe përdorimin e internetit. Google këto informacione eventualisht edhe do t'i transmetojë palës së tretë, përderisa një gjë e këtillë kërkohet me ligj ose nëse pala e tretë i përpunon ato në emër të Google.

Palët e treta, duke përfshirë Google, vendosin reklama në ueb-faqet në internet. Palët e treta, duke përfshirë Google, përdorin Cookies të ruajtura për hapjen e reklamave në bazë të vizitave të mëparshme të përdoruesve në këtë ueb-faqe.

Google në asnjë mënyrë nuk do ta asocion IP-adresën Tuaj me të dhënat e tjera të Google. Për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave mund të kundershtohet në çdo kohë me ndikim në kohën e ardhme. Përdorimin e Cookies përmes Google Ju mund ta çaktivizoni përmes një rregullimi adekuat të softuerit të shfletuesit Tuaj duke shkuar tek faqja www.google.de/privacy/ads dhe duke e vënë në veprim butonin „opt-out“. Si alternativë Ju mund ta çaktivizoni përdorimin e Cookies edhe përmes palës së tretë duke e vizituar faqen e çaktivizimit të iniciativës së reklamimit në rrjet nën www.networkadvertising.org/managing/opt_out.asp. Udhëzime të tjera në lidhje me dispozitat e Google gjeni nën www.google.com/intl/de/privacy.

Mirëpo Ju bëjmë me dije se në këtë rast Ju eventualisht mund të mos keni mundësi që t'i përdorni plotësisht të gjitha funksionet e kësaj ueb-faqeje. Përmes përdorimit të kësaj ueb-faqeje Ju deklaroheni se pajtoheni me përpunimin e të dhënave të mbledhura për Ju nga ana e Google në mënyrën e përshkruar më parë dhe për qëllimin e përmendur më lart.

Facebook Pixel

Unia në ueb-faqen e saj përdor Facebook Pixel të rrjetit social Facebook, 1601 South California Avenue, Palo Alto, CA 94304, USA. Kur vizitohet ueb-faqja, vendoset lidhja e drejtpërdrejtë përmes Facebook Pixel në mes të shfletuesit të përdoruesit dhe serverit të Facebook-ut. Facebook përmes kësaj pranon informatën se përdoruesi me IP-adresën e tij e ka vizitar ueb-faqen. Përmes kësaj Facebook vizitën e ueb-faqes mund t'ia atribuojë llogarisë së përdoruesit. Informacionet e fituara në këtë mënyrë mund të përdoren për shfaqjen e reklamave të Facebook-ut ose të funksionaliteteve të gjurmimit. Bëhet me dije, se Unia nuk merr kurrfarë informate në lidhje me përmbajtjen e të dhënave të transmetuara si dhe përdorimin e tyre nga ana e Facebook-ut. Informatat e mëtejshme mund t'i gjeni tek deklarata për mbrojtjen e të dhënave të Facebook-ut nën https://www.facebook.com/about/privacy.