Zyra për Rregullimin e Pagave

Unia i vjen në ndihmë këshilltares së qeverisë, Carmen Walker Späh, në luftën kundër diskriminimit të pagave.

Fatkeqësisht edhe sot gratë vazhdojnë të paguhen deri në 800 franga më pak në muaj sesa kolegët e tyre meshkuj. Dita e barazisë së pagave (Equal Pay Day) është dita, në të cilën i kushtohet vëmendje këtyre ndryshimeve në pagë midis grave dhe burrave.

Unia e shfrytëzon këtë ditë “Equal Pay Day”, si një mundësi që t’u dërgojë një letër familjeve të ndryshme në Zyrih, për llogari të “Zyrës për Rregullimin e Pagave”. Kjo letër i informon shtetasit se humbjet në të ardhurat nga paga, si pasojë e këtij diskriminimi në paga, mund të zbriten nga taksat, duke filluar nga viti 2018. Pabarazia e pagave duhet të mënjanohet një herë e mirë - ne do të donim të përkrahnim drejtoreshën e Çështjeve Ekonomike, Carmen Walker Späh, për zgjidhjen e kësaj situate: Zyra jonë kantonale për Barazinë e Pagave duhet të pranohet së bashku me logon, faqen e internetit www.lohnausgleich-zh.ch, formularin e parapërgatitur dhe shkresat nga administrata kantonale.

Por, nëse zonja Walker Späh nuk do të dëshironte të krijonte më shumë hallka të koklavitura burokratike, do të kishim një ide shumë më të thjeshtë: Transparencë të pagave.

Vetëm kur flasim për pagat, mund të dimë nëse pagat tona janë të drejta. Transparenca e pagave e nxjerr në pah diskriminimin e pagave. Kjo është një mënyrë më e thjeshtë se sa “Zyra për Rregullimin e Pagave” e madje edhe më efikase. Veçanërisht në vitin 2019 që është viti i grave, do të ishte e rëndësishme që këshilltarja e qeverisë, zonja Walker Späh, të vendoste theksin kundër diskriminimit të pagave.

Nëse flasim për pagat, parandalojmë diskriminimin e tyre.

Deri tani, mbi 1500 persona kanë deklaruar publikisht pagën e tyre në faqen e internetit zeigdeinenlohn.ch. Këtu do të mësoni se pse transparenca e pagave ka domethënie dhe se si mund të zbatohet një gjë e tillë.