Protesta e grave*

Ne grave* na ka ardhur në majë të hundës!

Protesto dhe demonstro me ne më 14 qershor dhe ngrihu për një shoqëri solidare pa racizëm, seksizëm, homofobi dhe transfobi.

Kjo do të ndodhë në rajon më 14 qershor – protesta e grave*!

Në mëngjes

Gjatë ditës do të organizohen aksione në vende të ndryshme, na ndiqni në Facebook dhe Instagram, për të mos humbur asgjë.

Aksione të tjera do të ketë në të gjithë qytetin e Zyrihut. Më shumë informacion gjen këtu.

11:00 Grupi i protestës së grave* ju fton të shkruani parulla në parkun Bäckeranlage.

Gjatë mesditës

12:00 Drekë greve në zyrë.

Pasdite

15:00 Muzikë dhe biseda në sheshin Helvetiaplatz.

17:00 Fillon protesta e grave* - Demonstrata nga Platzspitz (rruga: Bahnhofquai, ura te stacioni i trenit, Limmatquai, ura Rudolf-Brun, rruga e stacionit të trenit Bahnhofstrasse, sheshi Paradeplatz, Sihlstrasse, sheshi Helvetiaplatz). Kohëzgjatja: rreth 1,5 orë.

Në darkë

18:30 Tubimi përfundimtar te sheshi Helvetiaplatz, festival, spektakël.

18:30 Festa e madhe e Unias, skena e festimeve. Ora 19:00 Mesazhet përshëndetëse, program argëtues.

Më pas: Festë në klube të ndryshme në Zyrih.

Winterthur

12:00 Takimi i komitetit të protestës së grave* në qytet, bisedë dhe muzikë.

16:00 Udhëtojmë së bashku me tren për në Zyrih për te demonstrata.

Uster

10:00 Gratë* do të hanë një paradrekë tek tregu i bashkisë me bisedime dhe program kulturor.

12:00 Shëtitje e shkurtër në qytet.

14:00 Udhëtojmë së bashku me tren për në Zyrih për te demonstrata.