Ne gratë* kemi të drejta!

8 marsi është Dita ndërkombëtare e Gruas*. Gratë po ngrihen në të gjithë Evropën*.

Edhe në Zvicër shqetësimet tona shpesh nuk dëgjohen. Ka ende shumë njerëz që pohojnë se: “Diskriminim ndaj grave* nuk ka”. Por çdo ditë ne përjetojmë të kundërtën.

Më 8 mars do të ndërmarrim një aksion nëpër rrugë, për të vënë në dukje shqetësimet tona!

Merr pjesë edhe ti!

Takohemi në orën 12:00 në Coop tek Ura Qendrore (Central-Brücke). Së bashku me kalimtarët* do të plotësojmë kartolinat me shqetësimet tona: Çfarë të drejtash kemi ne gratë*?

Në një aksion përmbyllës do t'i lidhim kartolinat me tullumbace që ngrihen në ajër. E gjitha kjo zgjat rreth një orë.

Bëhu edhe ti pjesë dhe merr me vete nënën tënde dhe miken tënde më të mirë. Regjistrohu tani në nicole.niedermueller@unia.ch