Ne gratë* jemi këtu!

Më 8 mars ne gratë* do të bëhemi të dukshme.

Ajo që bëjmë ne, shpesh nuk vihet re.

Në Zyrih kjo duket qartë edhe tek tabelat me emrat e rrugëve. Nga 447 rrugë që mbajnë emra personazhesh të njohur, vetëm 54 kanë emra grash. Për këtë arsye, gjatë një aksioni klandestin të zhvilluar mbrëmë, Unia Zyrih-Schaffhausen ndryshoi në moment qindra tabela me emra rrugësh:

Kështu i bëmë të dukshme gratë*. Rruga "Josefstrasse" quhet sot papritur rruga "Mariastrasse", rruga "Thomasweg" quhet "Taminiqueweg". Ndoshta edhe ti gjatë rrugës për në shtëpi do të hasësh një nga këto tabela...

Gjithashtu mbeten shpesh në hije edhe historitë tona si gra*, si edhe ajo çka duhet të durojmë në punë. Prandaj shpërndamë kudo nëpër qytet tabela me histori të grave* në vendet e tyre të punës. Aty do të shihni fakte mbresëlënëse, që do t'ju fusin në mendime.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, dëshirat tona mbeten të panjohura.

Prandaj sot në mesditë, së bashku me shumë kalimtarë dhe aktivistë tek ura qendrore plotësuam kartolina me dëshirat tona. Më pas i lidhëm ato nëpër balona dhe i lëshuam në ajër.