Cilat janë disavantazhet e "job sharing"?

Në Zvicër, situata e nënave në tregun e punës është e vështirë: Unë punoj për një kohë të gjatë në industrinë e orëve. Kur isha shtatzënë, më thanë se pas lindjes nuk do të më jepej një vend pune me kohë të pjesshme. Dhe e gjithë kjo edhe pse kam mësuar në ndërmarrje dhe mund të vërtetoj një përvojë pune profesionale 20 vjeçare. Trajnimi im përfshin duke filluar nga montimi i mekanizmave të thjeshtë deri tek ata të komplikuar.

Një mjedis pune për burra

Unë do të kisha nevojë për një punësim të reduktuar. Pasi doja ta ushtroja patjetër dhe sa më mirë të jetë e mundshme rolin tim si nënë dhe amvisë dhe të vazhdoja të punoja. Përveç kësaj, një pjesë e familjes sime jeton larg dhe pjesa e tjetër është vetë e ngarkuar deri në fund; pra, nuk kisha asnjë mundësi ta lija fëmijën tim te dikush. Mjedisi i punës në industri është i orientuar shumë drejt burrave: Për shembull, puna me turne e bën të vështirë pajtueshmërinë me jetën familjare. Siç thashë, vende pune me kohë të pjesshme mezi gjenden. Prandaj edhe mua nuk ngeli gjë tjetër veç ta lija punën pas lindjes së djalit tim. Që atëherë jam në kërkim të një vendi pune, çka nuk është një gjë e lehtë si nënë e re.

Keq për gratë – keq për familjen?

Në përgjithësi kam përshtypjen se nënat në Zvicër kanë një pozicion relativisht të keq. Këtë e tregojnë shumë histori të grave, të cilat pas lindjes së fëmijës hiqen nga puna ose për të cilat është pothuajse e pamundur të punojnë me kohë të pjesshme. Por edhe fakti se përfitimet familjare u paguhen vetëm të punësuarve. Në rastin tim, tani i merr këto përfitime shoku im. Në këtë mënyrë, ato vazhdojnë të futen në buxhetin e familjes sonë. Por, si ia bëjnë prindërit e vetëm pa mundësinë që të gjejnë një vend pune? Të gjitha disavantazhet që kanë gratë në botën profesionale pasqyrohen në mënyrë të pashmangshme te familja. Kjo nuk më duket aspak si e orientuar drejt së ardhmes.

"Job sharing" të bën më produktiv

Sipas mendimit tim, një zgjidhje do të ishte – pikërisht për industrinë – "job sharing". Është gjerësisht e njohur se rendimenti në vendet e punës bie shumë pas një gjysmë dite. Ndarja e një vendi pune midis dy personave do të ishte e arsyeshme dhe e mundshme. Punonjësit do të ishin më të motivuar dhe kjo do të çonte sërish në një rritje të prodhimit. Pra, punëdhënësit mund të fitonin falë vendeve të punës me kohë të pjesshme. Dhe familjet do të përfitonin nga një fleksibilitet i tillë. Këto janë pra modele të orientuar drejt së ardhmes.

Kjo është historia e Aleks.

Si të duket ideja e saj?
Diskuto në Facebook.